Rajoni Autonom i Xinjiang Ujgur i Kinës Veriperëndimore ka hapur së fundi rrugën e parë të transportit ajror për në Londër në Britani, thanë autoritetet lokale të hënën, njofton “Xinhua”.

Fluturimi i parë, që mbante rreth 50 tonë ngarkesë ndërkufitare të tregtisë elektronike, u nis më 14 dhjetor nga Aeroporti Ndërkombëtar Urumqi Diwopu për në Londër.

Me zhvillimin e shpejtë të tregtisë elektronike ndërkufitare, vëllimi i mallrave të sektorit në aeroport është rritur vazhdimisht, njoftuan autoritetet doganore të aeroportit.

Sipas Doganës, rruga e re direkte e ngarkesave nga Urumqi në Londër pritet të promovojë më tej lidhjen e ngushtë midis Xinjiang-ut të Kinës dhe qendrave kryesore të transportit ajror europian, duke ofruar shërbime logjistike tregtare më gjithëpërfshirëse dhe efikase për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy palëve.

Deri më tani, Urumqi ka hapur gjithsej 14 linja ndërkombëtare të ngarkesave, ndër të cilat shtatë linja për në Europë.