Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami ndërkohë që MPB lëshoi fletarrest ndërkombëtar për këta të fundit. Për këto veprime, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët tha se janë veprime normale që duhet merren nga institucionet e vendit që siç tha, të gjithë duhet të ballafaqohen me drejtësinë, përcjell TV21.

“Janë në veprimtari normale. Jo që kemi të drejt t’i interpretojmë dhe vlerësojmë veprimet e gjykatave por janë në kuadër të fushëveprimit të saj. Të gjithë duhet të ballafaqohen me drejtësinë. Ne nuk kemi të drejtë në të interpretojmë fajësinë apo pafajësinë, është çështje e organeve gjyqësore por çdo individ duhet të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Elmi Aziri.

Se a duhet Artan Grubi të kthehet dhe të përballet me drejtësinë? Aziri tha se çdo kush është i obliguar që të ballafaqohet për përmes proceseve transparente të merren vendimet.

“Çdo kush që ka punë me drejtësinë është i obliguar që të ballafaqohet me drejtësinë dhe përmes një procesi të drejtë dhe transparent të bazuar në fakte dhe argumente, të dalin në përfundim”, tha Aziri.