Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se këtë mëngjes minus 4 gradë është regjistruar në Brovë, minus 3 në Shkup – Petrovec, minus 2 në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Strumicë, Demir Kapi, Kumanovë, Lazaropole, Veles, minus 1 në Pretor, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, Kodra e Diellit, 0 në Prilep, Gjevgjeli, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Vinicë, 2 në Krushevë, dhe 4 në Dibër.
Në ora shtatë, trashësia e shtresës së dëborës në centimetra ka qenë 33 në Kodrën e Diellit, 24 në Hanet e Mavrovës. (Foto: Ilustrim)
Nga DPHM njoftojnë se moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me mjegull nëpër disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, ndërsa nëpër male dhe në disa vende më të larta, reshje të borës. Vende-vende reshjet do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Moti në Shkup pritet paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale parashikohet të arrijë deri në 9 gradë.
