
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës së ftohtë së ajrit nga veriu, moti gjatë javës do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të shiut dhe borës në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe vendet më të larta të borës, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë h idrometeorologjike.
Të reshurat do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore dhe lindore (mbi 25l/m2), ku në male do të rritet shtresa e borës, ndërsa shtresë më të vogël do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcar jugore, ndërsa gjatë natës erë e përforcuar veriore (mbi 60km/orë)
Pastaj të enjten do të mbajë moti i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me erë me të reshura lokale, kryesisht të borës, posaçërisht të mërkurën.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me të reshura të shiut, ndërsa në vendet më të larta të reshurat do të jenë të borës, posaçërisht pasdite. Do të fryjë erë juglindore, ndërsa gjatë natës e përforcuar veriore. Edhe gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë kushte për reshje të borës, posaçërisht të mërkurën.
