Kina nënshkroi një dokument me Palestinën, për dërgimin e dy kontingjenteve me ndihma urgjente humanitare në Rripin e Gazës, bëri të ditur Ambasada e Kinës në Egjipt.
Në ceremoninë e nënshkrimit, të zhvilluar të hënën në Kajro, morën pjesë Ambasadori i Kinës në Egjipt Liao Liqiang dhe Ambasadori i Palestinës në Egjipt Diab al-Louh.
“Qeveria kineze po vazhdon të ofrojë ndihmë për Palestinën, me qëllimin për të lehtësuar situatë humanitare në Rripin e Gazës,” tha Liao, duke shtuar se Kina ka dërguar një sërë furnizimesh urgjente humanitare përmes Egjiptit, përfshirë ushqime dhe medikamente.
Ai përsëriti se Kina është e gatshme të mbajë komunikim dhe koordinim të ngushtë me Palestinën dhe Egjiptin, për të ofruar ndihmë urgjente humanitare për enklavën e shkatërruar gjatë luftës.
Al-Louh u shpreh: “Qeveria dhe populli palestinez falënderojnë sinqerisht Kinën për ndihmën e saj urgjente, për të lehtësuar fatkeqësinë humanitare në Rripin e Gazës”.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vendosur të Kinës, në kauzën e drejtë të popullit palestinez, si edhe për përfshirjen e kësaj çështjeje në evente ndërkombëtare, të cilat pasqyrojnë plotësisht “miqësinë e thellë midis Palestinës e Kinës dhe rolin e saj si një vend i madh përgjegjës”.
