Sergio Conceicao u prezantua si pasues i Paulo Fonseca te Milani dhe është trajneri i gjashtë i ndryshuar në Serie A gjatë sezonit 2024-2025.
Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, ishte i pari i cili humbi vendin e punës në Serie A. Puna e tij te Roma zgjati vetëm 4 ndeshje kampionati, duke u zëvendësuar nga Ivan Juric.
Më 9 nëntor, Lecce ishte klubi i radhës që ndryshoi trajnerin këtë sezon në Serie A, me teknikun Luca Gotti që u largua pas vetëm 9 pikësh në 12 ndeshje sezonale. Marco Giampaolo u zgjodh si pasuesi i tij.
Roma bëri ndryshimin e dytë pas largimit të De Rossi. Eksperimenti me Juric nuk funksionoi dhe më tej u zgjodh Claudio Ranieri. Një javë pas këtij ndryshimi, Genoa shkarkoi trajnerin Alberto Gilardino dhe e zëvendësoi me mesfushorin Patrick Vieira.
Një tjetër yll i Italisë, Alessandro Nesta, u përfshi në listën e emrave të shkarkuar. Monza vendosi që para Krishtlindjeve ta zëvendësojë me teknikun Salvatore Bocchetti.
The post Coinceicao trajneri i gjashtë pasues në këtë sezon të Serie A, pse italianët nuk të japin kurrë kohë? appeared first on Telesport.
