Në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është shpallur fletarresti ndërkombëtar për ish drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, transmeton TV21.
Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot e pranoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup me të cilin propozimi për shqiptim të masës së kujdesit kundër të dyshuarit në rasti “Aditiv” hidhet poshtë.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes.
Hetimi për rastin “Aditiv” filloi më 10 dhjetor 2024, kurse përfshin 23 persona fizik dhe katër persona juridik. Dyshohet se ata kanë kryer vepra penale kundër funksioneve publike, fitimit, sipërmarrësit, detyrimit zyrtar dhe qarkullimit ligjor.
Vasko Kovaçevski është njëri nga të dyshuarit në këtë lëndë, kurse fletarresti është shpallur që kur ai nuk është kapur nga organet e hetuesisë.
