Shkupjanët në ditën e fundit të vitit 2024 po përballen me probleme me transportin e qytetit, ndërsa stacionet e autobusëve janë të stërmbushur. Një pjesë e madhe e autobusëve të NPQ-së janë tërhequr, jozyrtarisht për shkak se i ka skaduar marrëveshja u.d. drejtorit, Dragi Kushovski, kështu që nuk ka pasur kush ta nënshkruaj dokumentacionin. Nga Sindikata presin që së shpejti të tejkalohet problemi.

“Për momentin gjendja po ndryshon, për shkak se i është propozuar marrëveshja u.d. drejtor, me premtim se sot, për disa orë do të ketë 40 tonë naftë në dy auto-bazat dhe nga nesër e deri në fund të javës do të qarkullojnë autobusët pa problem”, tha Miqo Stojanovski.

Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje udhëheqjes së NPQ-së dhe Qytetit të Shkupit të tejkalojnë mosmarrëveshjet, duke shtuar se problemi nuk është në mungesën e naftës por është administrativ.

 “Le të bëjnë diçka, pash Zotin, për shkak se kjo po i tejkalon të gjitha limitet. Apeloj deri te udhëheqja e NPQ-së dhe e Qytetit të Shkupit që t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre që të munden shkupjanët të shfrytëzojnë transport publik për shkak se nuk bëhet fjalë për, sa jam i informuar, për mungesë së sasive të naftës”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Përndryshe Qeveria në seancë vendosi që t’i ndajë Qytetit, më saktësisht NPQ-së, 120 milionë denarë. Ato do të transferohen në llogarinë e ndërmarrjes javën e ardhshme, ndërsa qëllimi është që të vazhdojë masa për transport falas për studentët.