Është dita e fundit e vitit 2024, ndodhemi në sheshin “Maqedonia” për të parë se si po vijon atmosfera festive në këtë ditë, si e kanë disponimin qytetarët, si ju ka shkuar ky vit dhe çfarë presin nga viti i ardhshëm.
Të rinjtë u shprehën se duan më shumë vende pune dhe një vit më të mirë.
Qytetarët thonë se në përgjithësi viti u ka shkuar mirë, por u ankuan për shtrenjtimin e çmimeve, e pensionistët në 2025-tën presin pensione më të larta.
Për fëmijët me rëndësi është të kenë nota të mira në shkollë dhe pako për festat e fundvitit.
Të gjithë qytetarët uruan që shëndet, momente gëzimi dhe një vit më të mbarë.

