Tetë aktorë kanë marrë vendim të përhershëm pune në Teatrin Shqiptar në Shkup, përcjell TV21.

“Nga 1 janari pjesë e përhershme e Teatrit Shqiptar: Xhevdet Jasharit, Sabina Memishi Asllanajt, Rrahim Ramadanit, Mentor Kurtit, Sara Bajramit, Abedin Alimit, Hetem Etemit dhe Gentiana Ramadanit sot iu transformua marrëdhënia e punës në kohë të pacaktuar”, njoftuan nga Teatri Shqiptar.

Ndërkaq, edhe 8 aktorë të tjerë morën vendime pune në Teatrin e Tetovë.

“Po e përfundojmë këtë vit me një lajm shumë të mirë për Teatrin e Tetovës! Aktorët që kanë qenë me kontrata të përkohshme, sot kanë marrë vendime të përhershme pune! Ju uroj një vit të mbarë dhe shumë suksese të gjithëve!”, njoftoi drejtori i teatrit, Hasim Memishi Sopi.