Vinicius Junior ishte një nga protagonistët e ndeshjes Valencia-Real Madrid 1-2. Lojtari mbërriti në “Mestalla” me autobusin e ekipit, mes brohoritjeve të tifozëve që i këndonin “Top plazhi”. Brenda stadiumit valencian, tifozët nuk pushuan së treguari antipatinë e tyre ndaj brazilianit, duke e fishkëllyer.

Gjatë lojës, tifozët hodhën një top plazhi në tribuna dhe nisën të luanin. ‘Vini’ protestoi tek arbitri i ndeshjes, Soto Grado, por gjithashtu bëri një gjest me dorë, duke ngritur dy gishta, që dukeshin sikur thonin “në kategori të dytë”.

Situata kulmoi pas përplasjes së Viniciusit me portierin Stole Dimitrievski. Pas një shtyrjeje ndaj portierit kundërshtar, sulmuesi brazilian mori kartonin e kuq. Shokët e tij të ekipit ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, Vinicius shkroi një mesazh në rrjetet sociale, me referencë kartonin e kuq. Nuk reagoi përmes mediave tradicionale, por në profilin e tij në “X”:
“Më falni dhe faleminderit ekip!!!!!! 🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾🏾.

Disa tifozë të Real Madridit, veçanërisht të ekipit kundërshtar, vunë në dukje se “emoji” që përdori janë të njëjtët me gjestin e bërë në drejtim të tribunave të “Mestalla”, ku pati një marrëdhënie të tensionuar gjatë gjithë ndeshjes.

Pas përjashtimit të tij me të kuq, Ancelotti nuk ishte aspak i kënaqur me veprimin e Viniciusit ndaj Stole Dimitrievski. Pas rishikimit me VAR, arbitri i dha karton të kuq dhe Vinicius u largua drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Megjithatë, përpara se të largohej, ai pati një përplasje verbale pranë stolit. Rüdiger dhe anëtarë të stafit teknik të Ancelottit ndërhynë për të shmangur eskalimin e situatës. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë i tha arbitrit pas vendimit për përjashtim, por pritet që kjo të përfshihet në raportin e ndeshjes nga Soto Grado.

The post E la skuadrën me 10 lojtarë, Vinicius reagon pas “stuhisë” në “Mestalla”: Më falni dhe faleminderit ekip! appeared first on Telesport.