Një penallti e humbur dhe një gol vendimtar, që i dha Real Madridit fitoren ndaj Valencias. Pas suksesit në “Mestalla”, Jude Bellingham komentoi: “Ishte një ndeshje e çmendur. Është vërtet e vështirë kur ekipi përpiqet aq shumë dhe ti humb një penallti. Ndihesha sikur i kisha zhgënjyer shokët e ekipit dhe isha i zemëruar me veten.
Duhej të përqendrohesha, sepse këto gjëra ndodhin. Shokët e mi të ekipit ishin fantastikë. Brahim punoi shumë për të dhënë asistin e golit, Lucas arriti të çlirohej. Pra, ishte një përpjekje grupore. Ishte një gol për të gjithë ekipin dhe pasimi i Kylianit ishte gjithçka që duhej të bëja. Ky është personaliteti që duhet të tregojmë, sidomos në këto momente të vështira. Ky është Real Madridi që duam të shohim dhe që tifozët meritojnë.
Karakter? Kur vesh këtë fanellë, nuk mund të dorëzohesh kurrë. Shokët e mi të ekipit mund të më fajësonin për penalltinë e humbur, por në fakt më inkurajuan dhe ngushëlluan. E treguam karakterin e Real Madridit edhe me 10 lojtarë. U ringritëm dhe morëm tri pikë të rëndësishme për kampionatin.
Është shumë e rëndësishme të jesh në krye të La Liga-s dhe t’i bësh rivalët të vuajnë. Është ende herët, jemi në janar dhe kjo është ndeshja e parë e vitit. Ai që ka rëndësi është maji, kur vijnë trofetë. Ky është lloji i ndeshjes që duhet të luajmë çdo javë”.
The post Bellingham: Pas penalltisë isha i zemëruar me veten, goli shkon për gjithë ekipin appeared first on Telesport.
