Tjetër paraqitje e shkëlqyer dhe një tjetër podium për skiatoren shqiptare Lara Colturi, që sot u klasifikua e dyta në garën e sllallomit gjigand, zhvilluar në pistën e Kranjska Gora, në Slloveni.

Ky është podiumi i dytë në karrierë për 18-vjecaren Colturi, të dyja të arritura në këtë sezon të Kupës së Botës për femra në ski. Dy maj më parë, skiatorja kuqezi u rendit e dyta edhe në garat e zhvilluara në Austri.

Në garën e sotme, pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 1’56”28, duke u klasifikuar e dyta vetëm pas suedezes Sara Hector (1’54”86). Skiatorja kuqezi bëri një paraqitje të mirë në të dyja zbritjet.

Në zbritjen e parë, ajo dha kohën 59”18, ndërsa në të dytën 57”10. Pas kësaj gare, Colturi grumbulloi 80 pikë të tjera në renditjen e përgjithshme yë Kupës së Botës, duke lënë pas shumë skiatore të njohura.

The post Lara Colturi shkëlqen sërish, tjetër podium në garat e Kupës së Botës, e dyta edhe në Slloveni appeared first on Telesport.