Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida.

Lajmin e bëri të ditur vetë zyra e saj duke mos dhënë hollësi rreth bisedimeve.

Kryeministrja italiane, Meloni shihet me Trump duke bërë fotografi  në hyrjen e rezidencës dhe më pas duke biseduar.

Po ashtu ajo  është parë në takim edhe me senatorin e Floridas, Marco Rubio I zgjedhur nga Trump për postin e  Sekretarit amerikan te Shtetit.

Meloni është njëra prej liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë,  dhe atë hungarez  që kanë vizituar Trumpin para inaguruimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar.

Shefja e qeverisë italiane  e ka realizuar këtë vizitë pak para se presidenti amerikan në detyrë , Joe Biden të nisë një vizitë katërditore në Romë.