Djali i madh i Donald Trump, Donald Jr., mbërriti këtë të martë për një vizitë private në Grenlandë, një ditë pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan përsëriti interesin e tij për të marrë kontrollin e ishullit, një territor autonom i Danimarkës, raporton Reuters.
Donald Trump Jr fluturoi me avionin privat të të atit “Trump Force One” për një vizitë që zgjati 4-5 orë. Asnjë takim nuk ishte planifikuar me zyrtarë qeveritarë në ishullin, i cili ka një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh.
“Ne jemi vërtet të lumtur që jemi këtu. Ne jemi këtu si turistë për të parë këtë vend të mahnitshëm,
Donald Jr deklaroi se ai foli me babanë e tij i cili “përshëndet të gjithë në Grenlandë”.
Drejtori i ri i stafit presidencial të Trump, Sergio Gore dhe zëvendës shefi i kabinetit për legjislativin, politikën dhe çështjet publike, James Blair gjithashtu udhëtuan në Grenlandë, sipas postimeve të tyre në rrjetin social X.
