Newcastle United duket i papërmbajtshëm dhe ka arritur fitoren e shtatë radhazi mes kampionatit dhe kupave. Skuadra bardhezi ka rigjetue ekuilibër, gola dhe soliditet, kjo edhe falë kontributit të Sandro Tonalit që është bërë titullar pasi një herë e një kohë u ul në stol.

Sonte ka ardhur një tjetër sukses edhe pse është një gjysmë rruge ende. Pasi ka eliminuar Manchester United dhe Tottenham, tashmë skuadra e drejtuar nga Howe e sheh vete gati në finalen e kompeticionit EFL Cup, ose ndryshe League Cup ose Carabao Cup.

Arsenali edhe pse luajti në shtëpi pësoi humbje ndaj Newcastle me rezultat 2-0, në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup. 10 minutat e hapjes nuk ishin asgjë tjetër veçse të zymta, me Joelinton që goditi mbi traversë dhe Martin Dúbravka priti përpjekjen e Kai Havertz pasi Gabriel Martinelli dhe William Saliba kishin parë që goditjet e tyre të bllokohen.

Megjithatë, Emirates u hesht në minutën e 37-të, kur Alexander Isak shënoi për 1-0. Arsenali tentoi të barazonte, por nuk ia arriti në pjesën e parë. Me të filluar pjesa e dytë, Anthony Gordon arriti shënoi në minutën e 51-të, për ta dërguar rezultatin në 2-0. Një fitore e madhe e Newcastle, që duhet ta ruajë për ndeshjen e dyte që luhet më 5 shkurt.

 

The post EFL CUP | Newcastle i afrohet finales së madhe të “Wembley”-t! Arsenalit i duhet një përmbysje e madhe tani appeared first on Telesport.