Uashington i rrit mundësitë që të përfshihen në listën e zezë persona nga Ballkanit Perëndimor. Kështu, prej tani në këtë listë mund të gjendet secili që bën përpjekjen më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion ose t’i minojë marrëveshjet e rëndësishme për rajon, duke i përfshirë marrëveshjen e Prespës dhe të Ohrit.

Pushteti i ri në vend, kohë më parë merrte kritika se nuk i respekton marrëveshjet. Athina zyrtare reagoi për mospërdorimin e emrit kushtetues nga ana e krerëve shtetëror, ndërsa BDI akuzoi se nuk respektohet Marrëveshja e Ohrit me faktin që rishqyrtohet Ligji për gjuhët. Megjithatë, përfaqësuesit e pushtetit pohojnë se marrëveshjet do t’i respektojnë tërësisht.

Me dekretin e ri të presidentit amerikan në largim Xho Bajden thuhet se ka korrupsion të konsiderueshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor me çka minohet sundimi i së drejtës dhe mundësohet që të shmangen pasojat e sanksioneve të SHBA-ve.