Myrto Uzuni kthehet në çështje tek Granada. Sulmuesi shqiptar referuar deklaratave të trajnerit nuk është paraqitur në stërvitje prej disa ditësh për shkak kërkon rritje page. Uzuni, sipas gazetareve iberike po e përdorur një ofertë të majme nga amerika, për ti bërë presion skuadrës së ligës së dytë spanjolle.

Si një rrufë në qiell të hapur. E tillë është çështja që ka hapur Myrto Uzuni tek Granada. Futbollisti shqiptar, më i miri në këtë fazë të parë tek skuadra e ligës së dytë spanjolle, ka refuzuar të dalë në stërvitje për shkak se kërkon rritje page. Vendimarrja e fortë e 29-vjeçarit ka tronditur fort ambientin e klubit spanjoll, aq më teper që Uzuni është kapiten dhe lojtar shumë i dashur nga tifozët e Granadës.

Referuar mediave spanjolle, dhe konkretisht prestigjozes “Marca”, me tu kthyer nga pushimet e fundvitit ka refuzuar të stërvitet me skuadrën për shkak se kërkon rishikim të kontratës së tij, me te drejtën për të rritur pagen vjetore. Në këtë rast sikurse shkruan “Marca” vendimarrja befasuese e Myrto Uzunit është një forme e fortë presioni për shkak se sulmuesi ka në dorë një ofertë të rëndësishme financiarte nga Amerika.

Më konkretisht bëhet fjalë për një kombëngulje të fortë të klubit Austin që prej fundit të muajit dhjetor. Madje skuadra që merr pjesë ne major lige, është gati të ofroje 10 milionë euro për kartonin e Uzunit, shifër e majme për Grandën, pa lënë mënjanë që do ti dyfishonte pagën aktuale Uzunit nga 750 mijë euro në sezon, në 1.5 milion euro në sezon.

Për shkak se Uzuni nuk ka pranuar të stërvitet, trajneri Eskriba deklaroi se sulmuesi është lënë jashtë ndeshjes me Getafen dhe do të lihet edhe jashtë ndeshjes me Burgos këtë të premte, derisa Granada ti japë drejtim kësaj çështje mjaft të komplikuar. Për klubin spanjoll Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm pasi është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 14 gola në 18 ndeshje.