Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, i pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese deklaroi se si koalicion qeveritar, në partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin, po punojnë intensivisht për të gjetur partnerë në Sofje, të cilën tha se duhet ta shohim ende si partnerin dhe mikun tonë të ardhshëm. Megjithatë, për sa kohë nuk e kemi këtë kontekst të ri, Kasami mendon se ndryshimet kushtetuese janë vështira për t’u arritur.
“Derisa nuk zgjidhet procesi i tërësishëm i eurointegrimeve, vetë procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është qëllim në vetvete, prandaj po punojmë vazhdimisht me partnerët tanë, SHBA-të dhe BE-në, që të kemi një kontekst të ri dhe ai kontekst nënkupton që edhe Sofja është partneri ynë dhe këtë mund ta zgjidhim në një bashkëpunim mes Shkupit dhe Sofjes. Kjo do të thotë se gjitha propozimet vlejnë, por ndryshimet kushtetuese bëhet që Maqedonia e Veriut të vazhdoj integrimin në Bashkimin Europian, por derisa nuk e shohim si tërësi anëtarësimin në BE dhe një element ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, mendoj se nuk do ta zgjidhim problemin”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
