Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku po diskutoheshte për interpelancën kundër tij, në fjalën e tij para deputetëve foli edhe për ish-zëvendëskryeministrinë e parë Artan Grubi. Toshkovski e quajti “kaçak” dhe shtoi se shteti e ushqeu për 40 vjet dhe në fund iku.

“E kemi edhe një “Zone pobegula”(kaçak), të pastër sikur loti, në thonjëza që nuk dëshiron të kthehet sepse ka punë private. Ja, t’i besojmë… Ja, unë do të përpiqem t’i besoj… Ashtu…? Ai ishte zëvendëskryeministër në këtë shtet. Ky shtet e ushqeu për 40 vjet. Nga ky shtet, për 40 vjet ka hangër bukë. Kështu…? Dhe tani i pastër sikur loti iku. Ndoshta do të kthehet… Ndoshta do të kthehet”