Facebook, aplikacioni kryesor i Meta-s, për gjysmë ore ka qenë jashtë funksionit, kanë denoncuar shfrytëzues në mbarë botën.

Numri më i madh i problemeve ndërlidhet me publikimin e përmbajtjeve të ndryshme, por edhe me rregullimin e komenteve.

Por, problemet me Facebook ka disa ditë që janë duke u paraqitur kohë pas kohe dhe kjo ndodh si shkak i ndryshimeve që po ndodhin në politikën e saj e që u paralajmëruan javën e kaluar nga i pari i tij, Mark Zuckenberg.

Meta, po bën ndryshime drastike në shikimin e përmbajtjeve në rrjetet kryesore të saj si Facebook, Instagram dhe Threads e që ndërlidhet me shfuqizimin e verifikimit të fakteve dhe ekipeve të cilat e verifikojnë vërtetësinë e publikimeve dhe do t’i zëvendësojnë me të ashtuquajturit “vërejtjet e komunitetit”, përcjell TV21.