Sergio Conceiçao iu ka bërë të qartë drejtuesve të Milani-t që i duhen përforcime dhe ka një listë me të paktën 3 lojtarë. I pari në listë është Kyle Walker, mbrojtësi i djathtë i Manchester City-t. Pas disa vitesh të suksesshme, cikli i mbrojtësit anglez me “Qytetarët” duket se ka marrë fund.
Conceiçao beson se përvoja dhe shpejtësia e anglezit do t’i jepnin Milani-t një qëndrueshmëri më të madhe mbrojtëse dhe një profil sulmues në kundërsulme, diçka që trajneri portugez e vlerëson shumë.
Një tjetër objektiv kryesor është Marcus Rashford, aftësia e anglezit për të luajtur si në krahë ashtu edhe në qendër të sulmit përshtatet në mënyrë të përkryer me skemën e gjithanshme që Conceiçao synon të zbatojë te kuqezinjtë.
Objektivi i tretë është Samuele Ricci. 23-vjeçari ka impresionuar me aftësinë e tij për të shpërndarë topin dhe për të ruajtur ekuilibrin në mesfushë. Conceiçao e sheh atë si një lojtar që mund të bëhet zemra e mesfushës kuqezi për shumë vite, duke shtuar cilësinë teknike dhe vizionin në ekip.
The post Tre lojtarët që Sergio Conceiçao i do te Milan-i për merkaton e janarit appeared first on Telesport.

