Tregtia dhe investimet ndërkufitare të Kinës u bënë më të gjalla në vitin 2024, tha të martën një zyrtar i Administratës Shtetërore të Shkëmbimeve të Huaja (SAFE), duke cituar të dhënat zyrtare.

Pranimet dhe pagesat ndërkufitare nga sektorët jo-bankarë, përfshirë sipërmarrjet dhe individët, patën një rritje vjetore me 14.6%, në 14.3 trilionë dollarë amerikanë vitin e kaluar, duke arritur një rekord të lartë, tha Li Bin, nënkryetari i SAFE në një konferencë shtypi të mbajtur nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit.

Në bilancin e pagesave u ruajt një ekuilibër bazë. Rezervat valutore mbetën të qëndrueshme në mbi 3.2 trilionë dollarë amerikanë, tha Li, duke shtuar se kursi i këmbimit RMB mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm, në një nivel të arsyeshëm dhe të balancuar.

Li shtoi se aktivet e jashtme financiare të vendit, për herë të parë tejkaluan shifrën 10 trilionë dollarë në fund të shtatorit 2024.