Provimi për njohjen e gjuhës maqedonase nga drejtorët e shkollave, përplasi deputeten e Frontit Europain Rina Ajdari dhe atë të VLEN, Mimoza Musa.

Ajdari tha se nga Ministria e Arsimit kanë krijuar një hapësirë manipulimi, ndërkohë që pyeti se pse një drejtor i shkollës në Shipkovicë duhet të hap provim për gjuhën maqedonase, ku në atë vend shumica janë shqiptarë. Por kjo u mohua nga Mimoza Musa, që siç tha, nuk është provim shtetëror por vërtetim që mund të merret në çdo institucion.

“Ju keni krijuar një hapësirë manipulimi. Pse duhet një drejtor i shkollës në Shipkovicë ku shumica janë shqiptar të jape provim mund të manipulohet për njohjen e gjuhës maqedonase”, tha Rina Ajdari.

“Nuk është provim shtetëror pro është provim që mund të merret në çdo institucion përfshirë edhe katedrat e gjuhëve”, tha Mimoza Musa.