Manchester United ka triumfuar 3-1 ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 21-të në Premier League. Djajtë e Kuq e nisën mirë ndeshjen, mirëpo The Saints filluan dalëngadalë të bëjnë lojën e tyre. Andaj, mysafirët ishin të parët që shënuan golin e epërsisë.
Në minutën e 43-të, Southamptoni u ndihmua nga Manuel Ugarte, që futi topin në rrjetën e tij. Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shtrënguan dhëmbët dhe filluan të kishin topin më shumë.
Në minutën e 82-të, Amda Diallo shënoi për 1-1, për ta kthyer në lojë Unitedin. Diallo ishte heroi i Djajve të Kuq, pasi shënoi edhe të dytin, tani në minutën e 90-të me asistimin e Christian Eriksen.
Amad kompletoi hat-trick e tij në minutën e 90+4-të, kur vulosi fitoren e vendasve për 3-1. Vetëm Wayne Rooney (21 vjeç 4 vs Bolton Wanderers) ka shënuar një hat-trick në Premier League për Manchester United në një moshë më të re se Amad Diallo.
Pas javës së 21-të, Manchester United ka 26 pikë, ndërsa në ndeshjen tjeter perballen me Brighton, qe sonte mposhti Ipswich 2-0 ne transferte.
The post Diallo shpëton Man United nga turpi, hat-trick brenda 12 minutash dhe vjen direkt pas legjendës Rooney (VIDEO) appeared first on Telesport.

