Milan-it duket se po i soset durimi me negociatat me Manchester United për të finalizuar transferimin e Marcus Rashford, ndaj klubi kuqezi po mendon edhe alternativa të tjera në vend të anglezit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milan ka hedhur sytë nga Joao Felix, ylli portugez i cili u transferua te “Blutë” verën e kaluar për 50 milionë euro, por nuk po arrin dot të gjejë një vend titullari në formacionin e Maresca-s.

Joao Felix është një lojtar që vlerësohet shumë nga Sergio Conceicao, situata e portugezit është e ngjashme me atë të Marcus Rashford. Chelsa ashtu si United kërkon shitje direkte të lojtarit, ose më e pakta huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Gjëja që favorizon më shumë transferimin e Felix te Milan sesa atë të Rashford lidhet dhe me pagat e dy lojtarëve. Portugezi paguhet 5.7 milionë euro në sezon, ndryshe nga sulmuesi anglez që paguhet 13 milionë euro.

The post Milan “lodhet” me Rashford, kuqezinjtë hedhin sytë tek ylli portugez appeared first on Telesport.