“Të njëjtat kompetenca, të njëjtat të drejta”. “30% për financat, 0% për ne”.

Me këto mbishkrime në pankarta, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve, protestoi para Ministrisë së Financave.

Udhëheqësja e departamentit në Ministrinë e Ambientit kërkoi nga Qeveria që të gjithë punonjësit të trajtohen të barabartë.

Kryetari i AOGJSH-së Tërpe Deanoski tha se me daljen në rrugë në temperatura nën zero, punëtorët kanë treguar vendosmërinë e tyre për të luftuar për të drejtat e tyre dhe sot ata i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Qeverisë për takim me kryeministrin.

Nëse dialogu nuk vazhdon, Deanoski paralajmëroi se do të vazhdojnë të protestojnë. Si masë më radikale nuk e përjashtojnë as grevën. Po ashtu po e shqyrtojnë edhe ngritjen e padive ndaj shtetit.
Kjo është dita e katërt kur mbi 2400 administratorë nga dhjetëra institucione të ndryshme publike kërkojnë rritjen e pagave.