Tri aksionet e para me rritjen më të lartë në bursë për vitin e kaluar, janë tri bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut.

Lider, sipas rritjes më të lartë të aksionit për vitin e kaluar është Banka Stopanska Shkup, ku rritja e saj vjetore e çmimit të aksionit arrin në 125.64%.

Pas saj vjen Banka Komerciale me 99.91%, ndërkaq e treta është Banka NLB.

E katërta renditet “Repllek”, kurse e pesta “Makedonijaturist”.

Këto të dhëna tregojnë se ata që vendosën t’i blejnë këto aksione në fillim të vitit të kaluar, janë fituesit më të mëdhenj, shkruan faktor.mk, përcjell TV21.