Kjo është java vendimtare ku Manchester City dhe Juventus pritet të finalizojnë marrëveshjen për transferimin e Andrea Cambiaso te “Qytetarët” për shifrën 70 milionë euro. Mbrojtësi bardhezi pëlqehet shumë nga Guardiola, spanjolli e do në ekip brenda janarit pa pritur merkaton e verës.
Ndërkohë, gazetari Alfredo Pedulla raporton se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do takohen me drejtuesit e Chelsea-s për të diskutuar për transferimin në Torino të dyshes së “Bluve”, Renato Veiga dhe Ben Chilwell.
Veiga mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, por do të përdoret për të mbuluar mungesën e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes, ndërsa Chilwell mund të përdoret më së miri për të plotësuar boshllëkun që do të lërë Cambiaso.
The post City ofron 70 milionë euro për yllin e bardhezinjve, Juventus planifikon goditjen e dyfishtë te Chelsea appeared first on Telesport.
