Donald Trump është betuar sot si President i 47-të i SHBA-ve. Gjatë fjalës së tij Trump ka dekalruar se me rimarrjen e detyrës ai do të vendosë Amerikën të parën në çdo ditë të administratës së tij.
Ai tha se Epoka e artë Amerikane fillon tani.
“Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga sot vendi ynë do të respektohet sërish në gjithë botën. Askush nuk do të përfitojë nga ne më. Çdo ditë gjatë administratës time do të vendos Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të rikthehet, shkallët e drejtësisë do të ribalancohen. Përdorja si armë e departamentit të drejtësisë do të marrë fund. Prioriteti ynë do të jetë të krijojmë një shtet të lirë, të begatë. Amerika do të jetë më e madhe, më e fuqishme se kurrë”, u shpreh Donald Trump – president i SHBA-ve.
Kujtojmë që kjo do të jetë hera e dytë që Trumo do të drejtojë SHBA-, pas largimit të tij katër vite më parë.
