Numërimi pas për finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 3 ka filluar.
Të premten do të mbahet spektakli i natës finale me banorët të cilët ia dolën duke qëndruar deri në fund, e që janë pesë.
Vullneti, Sara, Driloni, Xuxi e Xheneta, janë finalistët e edicionit të tretë të BBVK-së e i cili ishte plot emocione, sfida, e debate të forta.
Për BBVK-në po bëhet “fushatë” për vota. Në fakt, për finalistin Drilon Ramën, po bëhet thirrje për të votuar me kamionetë në fshatin Fushticë të Ulët, njofton Klankosova.tv.
Ka qenë një lexues i cili ka dërguar një video në redaksinë e Klankosova.tv, e që tregoi se kjo kamionetë ka lëvizur me Drilonin rreth orës 12:25 të ditës së sotme.
Ju mos harroni, deri të premten vazhdoni të votoni për të preferuarin tuaj, dhe për atë që mendoni se duhet ta fitojë këtë edicion!
