“Unë nuk do të hiqja dorë kurrë nga një sulmues i fortë si Vlahovic. Mund të mos luajë në mënyrën më të mirë për 89 minuta, por pastaj në një minutë mund të të zgjidhë ndeshjen. Edhe Lukaku është kritikuar për të njëjtën arsye, por gjithsesi është lojtar që punon për ekipin. Lojtarë si Vlahovic, Lukaku, Leao nuk duhet të dalin kurrë nga fusha (të zëvendësohen)”.
Kështu është shprehur José Altafini, ish-sulmues i madh i Napolit, Milanit dhe Juventusit, gjatë një interviste për emisionin “Radio Anch’io Sport”, duke komentuar edhe Napolin, që aktualisht kryeson kampionatin italian.
Ja lojtarët më të mirë në Serie A, sipas Altafinit: “Nëse flasim për sulmuesin më të mirë në Itali? Më pëlqejnë Lukaku, Vlahovic, Leao dhe Retegui. Po ashtu jam një tifoz i madh i Raspadorit. Më vjen keq që ai shfrytëzohet shumë pak”.
Duke iu referuar transferimit të tij nga Napoli te Juventusi në vitin 1972, Altafini tha: “Unë nuk e lashë ekipin. Kisha një kontratë që përfundonte në qershor dhe isha i lirë. Askush nuk më tha të qëndroja te Napoli. Në atë moment ishin të interesuara Fiorentina, Roma, Juve dhe Sampdoria. Nuk ika si Higuain, i shitur për 90 milionë euro. Ika nga Napoli sepse askush nuk më mbajti. Pra, ‘tradhtarë’ ishin ata, jo unë”.
The post Altafini këshillon Juventusin: Nuk do të hiqja kurrë dorë nga një lojtar si Vlahovic appeared first on Telesport.
