Atika Ameti sjell krijimet e saj të reja për “princeshat e vogla”

Atika Ameti, e reja që po e dëshmon talentin e saj në dizajnin e modës kësaj radhe ka provuar diçka të re në krijimet e saj. Së fundmi ajo ka punuar me pasion për të krijuar një koleksion të tërë fustanesh për moshën më të re, fëmijët!

Lule të ndryshme, ngjyra të gjalla dhe forma organike janë elementet kryesore të këtij koleksioni unik. Atika ka arritur ta përcjellë esencën e natyrës në mënyrë të mrekullueshme nëpërmjet dizajnëve të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Atika na befason me talentin e saj. Që në moshë të vogël, ajo ka treguar pasion të veçantë për modë dhe dizajn. Me këtë koleksion të ri, Atika po tregon se talenti i saj po lulëzon çdo ditë e më shumë.