Xheneta ka folur për ish-konkurrenten, Drenushën dhe raportin mes tyre.

Xheneta u shpreh se nëse ajo e thërret do ta takojë, por që iniciativën nuk do ta marrë e para, transmeton Klankosova.tv.

“Me Drenushën kam pasur raport të mirë këtu brenda dhe e kam vlerësuar shumë si person, pavarësisht zhgënjimit në fund kjo është një lojë. Jashtë unë nuk do të thërras kurrë se e kam inatin e keq, por nëse ajo më thërret me u sqaru ose më thërret në telefon dhe ka nevojë për mua diçka – unë do ta bëjë direkt”, u shpreh Xheneta.

“Edhe mua më pengon që kam shumë inat, për atë nuk e marrë kurrë hapin e para por nëse më thërret dikush dal e sqarohem jo vetëm me Drenushën, por edhe me najkon tjetër”, tha ajo.

Për të kuptuar më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.