Ka ndërruar jetë babai i Shemo Shabanit, i cili ditë më parë është rrëfyer para kamerës së TV21.

Babai i tij ka ndërruar jetë në një nga Klinikat e Qendrës Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, pasi për disa ditë qëndroi në dhomë intensive në gjendje të pavetëdijes.

Shemo pretendonte se babai i tij kishte përfunduar në atë gjendje si pasojë se autoambulanca me të cilën ishte transportuar nga Gostivari në Shkup, kishte mbetur pa oksigjen, gjë pa të cilën babai i tij nuk mund të qëndronte aspak.

Por të gjitha këto pretendime i kanë mohuar nga Spitali i Gostivarit, duke thënë se autoambulanca ka pasur oksigjen gjatë gjithë kohës dhe se babai i Shemos është transportuar nën kushte të parapara në raport mjekësor.