Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën si trajner i kombëtares gjermane deri në vitin 2028. Përveç Kupës së Botës 2026, Nagelsmann do ta drejtojë Gjermaninë edhe në Kampionatin Evropian të ardhshëm, që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Lajmi u bë publik sot në Leipzig, gjatë ceremonisë për 125-vjetorin e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).
Presidenti i DFB, Bernd Neuendorf, u shpreh: “Zgjatja e kontratës së Julian Nagelsmann është një sinjal shumë i rëndësishëm, veçanërisht në prag të 125-vjetorit të federatës sonë. Ky hap tregon se nuk mburremi vetëm me sukseset e së kaluarës, por punojmë për të arritur suksese të reja. Pozita e trajnerit të kombëtares është me rëndësi themelore.
Julian Nagelsmann e përmbush në mënyrë të shkëlqyer këtë detyrë, jo vetëm me përvojën e tij sportive, por edhe me aftësinë për të krijuar një ndjesi të mirë me ekipin dhe tifozët. Nuk mund të mbështetemi në të kaluarën e trazuar të DFB dhe futbollit në Gjermani në përgjithësi, por duhet të shikojmë përpara me besim të madh”.
The post Presidenti “bekon” rinovimin e Nagelsmann: Nuk mburremi me të shkuarën, duam suksese të reja appeared first on Telesport.
