Ish-lojtari i Napolit dhe Juventusit, Daniel Fonseca, foli për “Gazzetta dello Sport”, duke ndarë mendimet e tij për trajnerët dhe situatën aktuale të dy ekipeve: “Conte është pjesë e historisë së Juventusit, gjithmonë do të identifikohet me klubin bardhezi. Nuk më bën përshtypje fakti që është në pankinën e Napolit dhe që është në krye të Serie A me 13 pikë epërsi ndaj Juves.

Ai po udhëheq me shpejtësinë e… Contes. Antonio është trajneri më i mirë në botë, së bashku me Guardiolën dhe Ancelottin. Thiago Motta? Koha dhe durimi janë thelbësore për ta çuar ‘motorin’ në maksimum. Juve është ende në fazën e përgatitjes.

Motta më la mbresa te Bologna dhe jam i bindur që do të bëjë mirë edhe në Torino. Duhet pak qetësi. Ai është i ri te Juve, shumë lojtarë kanë ndryshuar dhe kanë pasur dëmtime të rënda. Projekti i ri më intrigon, jam i sigurt që do të përparojë shpejt”.

Daniel Fonseca, che fine ha fatto: condannato a sei mesi di carcere per  evasione fiscale- Corriere.it

Çfarë rezultati prisni?
Napoli është favorit, por gjithçka mund të ndodhë. Antonio është ende ‘i zjarrtë’, si kur ishte lojtar. Jemi marrë vesh të takohemi së shpejti. I kam premtuar se do ta bëj të qeshë një natë, si në kohët e vjetra.

Kë zgjidhni mes Vlahovic dhe Lukaku?
Varet nga momenti. Ka periudha kur njëri shënon më shumë dhe periudha kur tjetri është më efektiv. Të dy janë të fortë. Por, nëse vlejnë këto shifra, unë, në kohën time te Napoli, do të kisha kushtuar 100 milionë euro. Kolo Muani do të jetë stimul për Juventusin dhe Vlahovic, i cili gjithmonë ka shënuar gola dhe nuk do të ndalet. Megjithatë, unë kam dobësi për Yildiz; talent i pastër, klas i madh dhe qëndrime të duhura. Fanella me numrin 10 te Juve është e rëndë, por ai duket se gjithçka e merr me qetësi. Yildiz ka numra mjaft pozitivë dhe trajneri duhet ta shfrytëzojë gjithmonë. Ai është e ardhmja.

Sa humbet Napoli me largimin e Kvaratskhelia?
Ai ishte lojtari im i preferuar. Sidoqoftë, askush nuk është i pazëvendësueshëm te Napoli, përveç Contes.

The post Fonseca: Conte, trajneri më i mirë në botë. Lukaku dhe Vlahovic janë të fortë, unë sot do të vleja 100 milionë euro appeared first on Telesport.