Janë luajtur sot takimet e raundit të pestë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Skënderbeu nga Grupi A dhe kosovaret e Fer Volej në Grupin B kanë siguruar gjysmëfinalet.

Skënderbeu u mund 2-3 nga kosovaret e Skënderaj, por korcaret e kishin siguruar me kohë kualifikimin. Po në këtë grup, Ferizaj mundi 3-0 Tiranën, duke eliminuar përfundimisht bardheblutë nga ky turne.

Në takimet e Grupit B, ekipi i Fer Volej mundi 3-1 Partizanin, ndërsa Teuta fitoi po 3-1 ndaj kosovareve të Dritës. Në këtë grup është një garë e fortë për vendin e dytë, me tri ekipe që synojnë kualifikimin.

Femra, Grupi A (java e 5-të)

Skënderaj – Skënderbeu, 3-2

Tirana – Ferizaj, 0-3

Renditja: Skënderbeu 11 pikë, Ferizaj 9 pikë, Skënderaj 8 pikë, Tirana 2 pikë.

Femra-Grupi B (java e 5-të)

Drita – Teuta, 1-3

Partizani – Fer Volej, 1-3

Renditja: Fer Volej 14 pikë, Drita 7 pikë, Partizani 6 pikë, Teuta 3 pikë.

The post Skënderbeu në gjysmëfinalet e Ligës “Gjergj Kastrioti”, Tirana eliminohet, Partizani ende në garë appeared first on Telesport.