Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. “Djajtë e Kuq” dalin me 3 pikë nga ky takim falë një supergoli të Lisandro Martinez.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 78-të, aty ku Lisandro Martinez dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të bukur nga jashtë zonës. Miqtë shënuan dhe një gol tjetër në fund të ndeshjes me Diallo, por u quajt i pavlefshëm pas ndërhyrjes së VAR.
Një ndeshje shumë e dobët në përgjithësi e ekipit të Amorim, por në fund dolën me 3 pikë nga ky takim. Pas kësaj fitoreje, Manchester United renditet në vendin e 12-të me 29 pikë, ndërsa Fulham mbetet në vendin e 10-të me 33 pikë.
The post Manchester United i mjafton supergoli i Martinez për të marrë 3 pikët ndaj Fulham (video) appeared first on Telesport.
