Pacientja e Klinikës së Onkologjisë, Ana Marjanoviq në Daily Click në TV21 tha se pacientët presin që deri në fund të kësaj jave të ketë terapinë në Onkologji, ndërsa shpreson që në vitin 2025 të mos ketë më mungesë terapie. Thekson se stresi nga kjo gjendje ndikon negativisht te pacientët, ndërsa sipas saj, nuk është e vërtet se të gjithë pacientët nuk kanë terapi.

“Protokollet e shërimit, në çdo rast janë bashkëkohore, nuk jemi mbrapa sa i përket protokolleve, në krahasim me vendet europiane. Për shembull, unë kur u diagnostikova, bëra konsultime në Vjenë, sepse ishte periudha e koronës, vendosa të trajtohem në Maqedoni për arsyen e thjesht se do të jem në shtëpi, ndërsa do ta marrë terapinë e njëjtë”, tha Ana Marjanoviq në Daily Click.