Javën e kaluar, sektorët për punë të brendshme dhe Njësitë mobile të MPB-së për siguri të trafikut në rrugë, kanë kryer kontrolle të përforcuara nëpër qytetet e vendit, përcjell TV21. Janë kryer 1859 kontrolle në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe qytete të tjera. Të dhënat nga kontrollet e bëra kanë treguar se nga numri i përgjithshëm, 8 vetura kanë qenë të paregjistruara, te 4 vetura janë detektuar pajisje me defekt për matjen e emisionit të gazrave, ndërsa 69 vetura janë larguar nga trafiku.
