Është bërë virale videoja ku shihet se si karriget barten me autoambulancë në Gostivar, transmeton TV21.
Në këtë video, shihen se si persona të caktuar marrin karrige nga një restorant që gjendet në qendër të Gostivarit, dhe i fusin në veturën e Ndihmës së Shpejtë.
Ekipi i Thirre21-shin kontaktoi mjekun Besnik Zeqiri, i cili tregoi se si qëndron e vërteta me karriget.
Ai njoftoi se karriget që janë bartur me autoambulancë, janë transportuar në Spitalin e Gostivarit si donacion për repartin e Pediatrisë nga restoranti ku janë parë duke u nxjerrë.
Mjeku Zeqiri ka dërguar edhe fotografi për të dëshmuar se karriget janë vendosur në mensën e repartit të Pediatrisë.

