Grenelli takoi Maduron, arriti t’i kthejë në SHBA 6 amerikanë që po mbaheshin të burgosur në Venezuelë

Gjashtë shtetas të SHBA-së që po mbaheshin në Venezuelë janë kthyer në vendin e tyre, pasi emisari i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell takoi presidentin e këtij vendi, Nicolas Maduro.

Siç raporton CNN, takimi në Caracas, është komentuar shumë duke qenë se Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht presidencën e Maduros, të cilën liderët e opozitës në Venezuelë e kanë akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve gjatë vitit të kaluar.

Nuk dihen ende detaje zyrtare për gjashtë qytetarët e liruar, por emisari Grenell postoi një fotografi të tij me gjashtë burrat në avion.

“Sapo u informova se po sjellim gjashtë pengje në shtëpi nga Venezuela” – shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Faleminderit Ric Grenell dhe gjithë stafit tim. Punë e shkëlqyer!”

Fotografia e Grenell tregon katër nga amerikanët e liruar me veshje ngjyrë të kaltër, që zakonisht, vishen nga personat që mbahet në burgjet e Venezuelës.

“Jemi duke shkuar në shtëpi me gjashtë qytearë amerikanë. Sapo folën me presidentin Trump, dhe nuk ndaluan së falenderuari atë” – ka shkruar Grenell.