Në një intervistë për El Chiringuito, Cristiano Ronaldo ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij dhe momente të ndryshme. Ndër shumë gjëra që tha, Ronaldo zbuloi se ka qenë afër transferimit te Barcelona para se të shkonte te Manchester United.
“Kur luaja te Sporting Lisbon më kërkonin shumë klube të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe Barcelona. E mbaj mend isha me një person nga Barcelona, i cili dëshironte transferimin tim te klubi katalanas, por kjo gjë nuk ndodhi.
Ata donin të më transferonin por jo në atë vit, por vitin tjetër. Pastaj erdhi Manchester United dhe më transferoi menjëherë”, tha Ronaldo.
Kjo deklaratë e Ronaldos ka ngjallur jo pak diskutime ku të gjithë pyesin si do të kishte shkuar karriera e tij nëse do kishte zgjedhur Barcelonën, ose si do kishte qenë ta shihnim bashkë me Messi-n në një ekip.
The post Cristiano Ronaldo zbulon për herë të parë si dështoi transferimi i tij te Barcelona appeared first on Telesport.
