Viktor Gyokeres duket se e ka ndarë mendjen dhe ka zgjedhur destinacionin e ri. Sulmues suedez ka interesin e shumë klubeve të mëdha si PSG, Arsenal, Barcelona, Chelsea, Bayern, Liverpool, e Manchester United dhe mesa duket ka zgjedhur pikërisht “Djajtë e Kuq”.
The Sun raporton se Gyokeres ka kërkuar të bahskohet me ish-trajnerin e tij Ruben Amorim, i cili tani drejton Manchester United dhe po has shumë vështirësi në sulm.
Kur u emërua si trajner i United, ndër pyetjet e para që iu bë Amorim ishte nëse do merrte me vete dhe Gyokeres, por trajneri portugez tha se kjo gjë nuk ishte e mundur tani dhe suedezi do të qëndrojë te Sporting deri në fund të sezonit.
Duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, Sporting Lisbon nuk do të heq dorë lehtë nga suedezi dhe është i gatshëm të lejojë largimin e tij për një shifër 80-90 milionë euro.
Drejtuesit e United janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër, pasi sulmuesi suedez është emri i parë në listën e Amorim për merkaton e verës.
The post E kërkojnë shumë nga klubet e mëdha, “përbindëshi” suedez zgjedh… “Djajtë e Kuq” appeared first on Telesport.
