Real Madridi nuk ka frenuar nga kritikat në Spanjë mbi arbitrat per fundjaven e shkuar. Pas 18 muajsh që kanali i tyre televiziv goditi çdo gjyqtar që merr përgjegjësinë për lojërat e tyre, Los Blancos lëshoi një deklaratë nxitëse të hënën në mbrëmje – por përgjigjia nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas nuk vonoi.
Trajneri Carlo Ancelotti tha se klubi po kërkonte shpjegime për një vendim ‘të pashpjegueshëm’, por letra e Real Madridit drejtuar presidentit të RFEF, Rafael Louzan, ankohej për një sistem të korruptuar dhe pretendonte se ata kishin humbur trofetë si rezultat i gjyqtareve.
Ata kërkuan gjithashtu shkarkimin e një numri arbitrash. Kjo vjen një javë pasi Louzan zbuloi gjithashtu se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i kishte bërë presion edhe për arbitrimin.
Megjithatë, Tebas është përgjigjur se nuk është befasuar nga ankesat e tyre, veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët e tyre. “Nuk u befasova aspak nga letra e Real Madridit, pasi ajo nuk thotë asgjë ndryshe nga ajo që kanali i tyre televiziv ka disa kohë që përsërit.”
“Shumë prej nesh mbrojnë një ndryshim rrënjësor në sistemin e arbitrazhit, duke iu afruar modelit anglez apo gjerman, me një organizim krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më tepër transparencë në të gjitha vendimet strukturore të arbitrazhit spanjoll”.
“Ajo që është me të vërtetë e habitshme është se, në një takim të La Liga-s më 19 prill 2023, ne debatuam dhe madje votuam për këtë ndryshim dhe Real Madridi e kundërshtoi atë, duke u shfaqur i vakët dhe pa propozuar zgjidhje. A mund të ketë lidhje me faktin që në atë kohë, Rubiales ishte presidenti i RFEF dhe Florentino Perez ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të RFEF? Dhe vini re se çështja “Negreira” ishte tashmë në gjykatë dhe Real Madridit iu deshën javë të tëra për t’u përfshirë te ceshtja. Pse?”
“Meqë ra fjala, kur bëhet fjalë për “sistemet e korruptuara”, ka pak mësime që mund të japin. Dhe nuk po i referohem Real Madridit si institucion”.
Ankesat e Real Madridit nuk kanë qenë të vetme, me Atletico Madrid, Barcelona dhe shumë klube të tjera të La Ligas që ankohen për arbitrimin. Ideja se Los Blancos janë në disavantazh nga zyrtarët është pritur me pak simpati në Spanjë.
The post Tebas i kthehet keq Florentino Perez pas letrave kërcënuese: “Nuk pres leksione nga Reali mbi sistemin e korruptuar!” appeared first on Telesport.
