Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, tha se merkato e janarit ka shkuar në përgjithësi mirë për të. Të gjithë lojtarët e larguar, shumica e të cilëve në formë huazimi, ikën nga Londra pas miratimit të trajnerit italian.

Gjithçka që ndodhi ishte planifikuar nga unë, nga klubi, nga të gjithë së bashku”, tha Maresca, që më tej shtoi: – E dinim se kjo gjë do të ndodhte. Ne larguam lojtarët për të mirën e tyre, që të luajnë sa më shumë në klubet e reja”.

Në orët e fundit të merkatos, mbrojtësi Axel Disasi u largua për në Aston Villa në formë huazimi, ndërsa Ben Chilwell u transferua te Crystal Palace për pjesën e mbetur të sezonit. Në formë huazimi iku edhe Joao Felix, që shkoi te Milan.

Të larguar tashmë në janar ishin Carney Chukwuemeka, Renato Veiga dhe Cesare Casadei, ndërsa anësori Mykhailo Mudryk po përballet me një ndalim të gjatë për një shkelje të dopingut.

Tani kemi më pak lojtarë për të menaxhuar dhe jemi fokusuar tek ky grup që kemi në dispozicion. Ka ende shumë ndeshje, ndaj duhet kujdes për të ruajtur këtë ritëm që kemi treguar deri tani”, tha Maresca.

The post “Të gjithë u larguan me urdhërin tim, tani kam më pak lojtarë për të menaxhuar” appeared first on Telesport.