Thiago Motta ka shpjeguar me një intervistë të fundit pse Andrea Cambiaso nuk u transferua te Manchester City në merkaton e janarit, edhe pse e pati shansin ta bënte.
“Andrea gjithmonë e ka patur planin për të qëndruar në Torino”, është shprehur tekniku i Juventusit, skuadër e cila aktualisht ka pësuar rritje, por ende pa qenë në kuotat me të cilat është mësuar.
Klubi i madh anglez kishte gati 60 milionë euro për lojtarin e “Zonjës së vjetër”, por Juventusi deri tani ka refuzuar lajmet se City ka bërë ofertë zyrtare.
“Jam i lumtur që Andrea qëndroi me një skuadër të madhe si Juventusi. Mendoj se ai gjithmonë ka menduar vetëm qëndrimin këtu. Ai nuk do të jetë nesër, sikurse Juan, Gleison dhe Pierre, por shpresojmë të kthehet sa më shpejt me ne”, ka deklaruar Thiago Motta.
The post Thiago Motta tregon pse lojtari i tij vendosi të mos shitet te Manchester City në janar appeared first on Telesport.
