Presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, organizuan të premten një banket mirëseardhjeje në qytetin Harbin në verilindje të Kinës, për personalitetet ndërkombëtare që do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike.

Peronalitetet e ftuar ishin Sulltani i Bruneit Haji Hassanal Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah, Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, Kryeministrja e Tajlandës Paetongtarn Shinawatra, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut Woo Won-sik dhe bashkëshortja, Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dhe zv/Kryetari i parë i Këshillit Olimpik të Azisë Timothy Tsun-Ting Fok.

Xi Jinping mbajti një fjalim, në emër të qeverisë dhe popullit kinez, për të mirëpritur personalitetet ndërkombëtarë që erdhën në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike.

Xi vuri në dukje se nga Lojërat Olimpike të Pekinit deri tek Lojërat Dimërore Aziatike të Harbinit, “ethet e akullit dhe borës” të Kinës janë përhapur në të gjithë vendin, duke i dhënë energji sporteve botërore të akullit dhe borës. Numri i vendeve dhe rajoneve që marrin pjesë në Lojërat Dimërore Aziatike të Harbinit vendosi një rekord historik. Besohet se falë përpjekjeve të Këshillit Olimpik të Azisë si edhe delegacioneve të vendeve dhe rajoneve të ndryshme, Harbini do t’i ofrojë botës një miting të madh sportiv me “Karakteristika kineze, Frymë aziatike, Paraqitje të mrekullueshme ”.

Xi theksoi se këto lojëra dimërore aziatike zhvillohen nën temën “Ëndrra e akullit dhe borës – Azia e bashkuar” e cila tregon dëshirën dhe kërkesën e përbashkët të popujve aziatik për paqen, zhvillimin dhe miqësinë. 

“Ne duhet të zbatojmë ëndrrën tonë të përbashkët për paqe e harmoni dhe të kontribuojmë për një botë të barabartë dhe të rregullt shumëpolare. Ne duhet të mbështesim ndjekjen e përbashkët të prosperitetit dhe zhvillimit, si edhe të injektojmë një energji të vazhdueshme në globalizimin ekonomik që është gjithëpërfshirës dhe i dobishëm për të gjithë. Ne duhet të realizojmë dëshirën tonë të përbashkët për miqësi dhe të japim kontribut më të madh në zhvillimin dhe përparimin e qytetërimit njerëzor,” tha Xi.