Milan ka fituar në transfertë 0-2 ndaj Empoli-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. Një fitore jo me vuajtje për kuqezinjtë e Conceicao-s, por rëndësi ka që dolën me 3 pikë nga stadium “Carlo Castellani”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 55-të, Milan mbetet me 10 lojtarë, pasi Fikayo Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pas 10 minutash, edhe Empoli mbetet me 10 lojtarë, pasi kartonit të kuq të Luca Marianucci.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 68-të, ku Rafa Leao dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit të Pulisic. GOLI I LEAONë minutën e 75-të, ishte Santiago Gimenez që shënoi golin e parë me fanellën e Milan-it.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve dhe asistit të Pulisic, meksikani Gimenez realizon një gol vërtet të bukur. GOLI I GIMENEZ

Pas kësaj fitoreje, Milan ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 21 me 17 pikë.

The post Gimenez e bën sefte, Milan fiton me “vuajtje” ndaj Empoli-t (video) appeared first on Telesport.